10.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSot eklipsi i plotë i diellit/ Kur ndodh, sa zgjat dhe cilat...

Sot eklipsi i plotë i diellit/ Kur ndodh, sa zgjat dhe cilat vende mund ta shohin

Një eklips i plotë diellor pritet të ndodhë sot, më 8 prill.

Ky eklips do të jetë i dukshëm në Meksikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Sipas NASA-s, eklipsi do të zgjasë deri në 4 minuta. Ai do të zhvillohet rreth orës 18:38 pasdite deri në orën 21:52.

Eklipsi do të transmetohet nga agjencia amerikane e hapësirës në faqen e internetit të NASA-s dhe në YouTube.

Ndryshe nga një eklips i pjesshëm diellor, eklips total diellor e errëson qiellin sikur të ishte muzg dhe ju lejon të shihni koronën e Diellit, d.m.th., atmosferën e tij të bardhë të ndritshme.

Një eklips total diellor është një nga pamjet më të bukura të natyrës dhe mund të jetë i rrallë kudo në galaktikë”, tha profesori i astrofizikës në Universitetin e Oksfordit, Chris Lintott.

Shkencëtarët e NASA-s janë veçanërisht të interesuar për njohuritë e reja rreth koronës së Diellit që mund të fitohen kur ata dërgojnë aeroplanë kërkimor në një lartësi prej rreth 15 kilometrash gjatë eklipsit.

Korona e Diellit është një mister për shkencëtarët, sepse është qindra herë më e nxehtë se sipërfaqja e Diellit dhe burimi i erës diellore.

Në studimin e këtij fenomeni pritet të marrin pjesë qindra qytetarë, duke matur qetësinë e shpendëve dhe kafshëve të tjera, rënien e temperaturës në Tokë dhe efektin në kanalet e komunikimit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat