Lë pas plazhet e Greqisë, Francës, Italisë, Kroacisë e Spanjës
Vetëm 15 minuta larg Sarandës do ju shfaqet një ndër plazhet me ujërat më të kaltër në botë, ai i “Pasqyrave”.
Kështu shkruan në artikullin e saj media amerikane online Thrillist, i cili bazohet të dhënat e platformës së rezervimit të vilave luksoze “CV Villas”, sipas një studimi që i ka bërë pamjeve të 200 vendndodhjeve nga Google Maps.
Ngjyra blu e detit është ekzaminuar për kodin e saj sipas modelit të ngjyrave RGB e shpallur nga studimi i universitetit te Oregonit.
Për të arritur në një renditje të disa prej plazheve më mahnitëse në botë, studimi përdori teorinë e ngjyrave
Kjo më pas është krahasuar me atë të blusë më të thellë në botë, nga ku ka rezultuar se plazhi i “Pasqyrave” ia ka dalë të lërë pas bregdetet mbresëlënëse të Greqisë, Italisë, Francës, Spanjës apo dhe Portugalisë.
Sipas studimit plazhet me ujërat më blu ndodhen në Europë dhe ai që qëndron në krye të listës duke kryesuar me 12.4 pikë është Plazhi i Pasqyrave.
Platforma e rezervimit të vilave luksoze “CV Villas” rendit në studim në pozicione të larta edhe 7 prej plazheve të Greqisë me ujerat më të kaltër, ndërsa 4 prej plazheve të listuara janë jashtë Europës.