Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.
Automjeti i shtetasit A.V është përplasur me automjetin me drejtues F.H dhe me një automjet tjetër të parkuar në anë të rrugës.
Si pasojë e kësaj përplasje është plagosur lehtë një 2-vjeçare, që ndodhej në një automjet me shtetasin F.H.
Vajza është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.