14.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet motorike/ Mashtrime prej 7.1 milionë eurosh janë “kapur” nga kompanitë e...

Sigurimet motorike/ Mashtrime prej 7.1 milionë eurosh janë “kapur” nga kompanitë e sigurimeve në Greqi

Vlera e rasteve të mashtrimit ndaj kompanive të sigurimit në Greqi, sa i përket sigurimeve motorike, arrin në 7-8 milionë euro gjatë periudhës 2016-2022.

Sipas sondazhit të fundit të Shoqatës së Kompanive të Sigurimeve të Greqisë, në vitin 2022, nga 10,849 ankesa janë gjetur 5,296 raste që mashtrimi që i kanë kushtuar kompanive të sigurimeve 7.1 milionë euro.

Mesatarisht vlerësohet se, çdo rast i pretendimeve mashtruese ose të rreme kur nuk zbulohet arrin në humbje prej 1,339 €.

Rastet më të raportuara kanlë të bëjnë me mbulimin e përgjegjësisë civile (2074 në 2022) ku përfitimi financiar për të siguruarit do të arrinte në 3.03 milionë.

Mashtrime më të hasura:

Fabrikim/ndryshim i kushteve të ngjarjes së sigurimit (p.sh. aksidenti i organizuar, kthimi i fajit, etj.)

Dëmet paraekzistuese

Deklarimi i detajeve të rreme të sigurimit kur merr përsipër rrezikun

Policat e rreme të sigurimit etj…

Kujdes! Mos u bëni pre e skemave të tilla pasi kostot ligjore dhe financiare janë të larta!

Mashtrimi në Sigurime përbën vepër penale edhe në Shqipëri, sanksionuar në Neni 145 të Kodit Penal.

Mashtrimi në sigurime

Paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat