Ndryshimet klimatike po shkaktojnë thatësira, intensifikimin e zjarreve dhe motit të rëndë, shira të rrëmbyer, përmbytje, stuhi ere etj.
Këto fenomene natyrore mund të shkatërrojnë shtëpi, makina, biznese dhe të mbjella, duke çuar këdo drejt një kolapsi financiar.
Prandaj, vazhdimisht kemi bërë thirrje te qytetarët që ti shohin siguracionet si e vetmja mundësi që çdo barrë financiare e ardhur nga të tilla ngjarje të kalojë te kompania e sigurimit.
Madje, kompanitë e sigurimeve në Shqipëri ofrojnë mbulimime të caktuara, sipas problematikave klimaterike të zonës ku jetoni apo zhvilloni aktivitetin tuaj.
Pra, çdo individ apo biznes, tashmë mund të personalizojë sigurimin e tij sipas nevojave për të qenë 100% i mbuluar në rast dëmi.
Shqipëria, e rrezikuar nga katastrofat natyrore
Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore, sipas Indeksit Botëror të Rrezikut.
Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.
Të paktën 30.000 mijë persona në vit janë prekur nga katastrofat natyrore në vendin tonë, që prej vitit 1995.
4 mijë katastrofa natyrore në Shqipëri në 150 vitet e fundit
Sipas raportit 2018, të FAO (Food and Agriculture Organization, të Kombeve të Bashkuara) në Shqipëri në 150 vitet e fundit kanë ndodhur 4000 katastrofa natyrore.
Vetëm në 20 vitet e fundit nga përmbytjet e mëdha është shpallur tre herë gjendja e “Katastrofës Natyrore”.
Pa harruar edhe tërmetet tragjike të vitit 2019.
Pse Sigurimin kundër Katastrofave Natyrore duhet t’ja besoni SIGAL UNIQA-s?
Garanci financiare: SIGAL UNIQA është pjesë e “UNIQA Insurance Group” me bazë në Austrri dhe shtrirje në 18 shtete. Ajo është aktive në tregun e sigurimeve që prej vitit 1811. Gjithashtu SIGAL UNIQA bashkëpunon me kompanitë më të mëdha të risigurimit në botë ndaj dhe nuk i trembet asnjë lloj dëmi, qoftë ai edhe në miliarda.
Mbrojtje e përfshirë: Sigurimi ynë ofron një mbulim të gjerë për dëmet e shkaktuara nga tërmetet, përmbytjet, stuhi të forta dhe katastrofat e tjera natyrore.
Parandalim dhe këshilla: Përveç sigurisë, ne ofrojmë këshilla për parandalimin e dëmeve, duke ju ndihmuar të reduktoni rreziqet e katastrofave natyrore.
Asistencë 24 orë të ditës në 7 ditë të javës: Ekipet tona të ekspertëve janë të gatshëm në çdo kohë për të ofruar ndihmë dhe këshilla gjatë emergjencave të katastrofave natyrore.
Rindërtimi pas dëmeve: Nëse dëmet ndodhin, ne do të jemi aty për t’ju ndihmuar në procesin e rindërtimit, duke ju kthyer prapë në kushte të sigurta.
Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar ne kthejmë banesat, automjetet dhe bizneset tona në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.
Por ndryshimet klimatike nuk janë vetëm çështje pronësie dhe viktimash. Ato janë duke ndikuar gjithashtu në shëndetin e qytetarëve.
Cilësia e dobët e ajrit nga zjarret prek këdo dhe mund të çojë në shumë probleme shëndetësore, gjë që rrit kërkesën për sigurimin e shëndetit. Siç e dimë, parandalimi është më i mirë se kurimi. Ndaj blerja e një sigurimi shëndeti tashmë është një nevojë e domosdoshme, për secilin prej nesh.
Sigurohuni tani, përpara se të jetë shumë vonë…
Merrni një ofertë tani duke shkruar në Whatsapp: 068 60 62 829