14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHiqen përjashtimet fiskale për karburantet e jahteve, do paguajnë taksë 65 lekë/litër 

Hiqen përjashtimet fiskale për karburantet e jahteve, do paguajnë taksë 65 lekë/litër 

Përjashtimet fiskale për jahtet që furnizohen më karburante në vend pritet të hiqen.

Ministria e Financave synon shmangien e abuzimeve dhe përfitimeve të padrejta nga mjetet lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi, të cilat furnizohen me karburant në zonat e lira doganore dhe magazinat doganore.

Për këtë qëllim propozohet vendosja e një takse prej 65 lekë/litër mbi karburantin (e cila përfshin, akcizën (37 lekë), taksë qarkullimi (27 lekë) dhe taksë karboni (1.5 lekë) që përdoret për furnizimin e tyre në këto zona.

Pasi depozitohet në zonë të lirë, karburanti shkon në këto destinacione:

  1. Import në Republikën e Shqipërisë për të cilin paguhet  taksa  doganore, akciza, taksa e qarkullimit, taksa e karbonit, TVSH dhe;
  2. Rieksport, ku një pjesë të konsiderueshme e zë furnizimi i mjeteve lundruese për qëllime argëtimi, për të cilin niveli i taksimit është zero, rreth 18 mijë ton në vit.

Sipas relacionit të projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”, që sqaron ndryshimet, këto mjete lundruese, si p.sh jahtet furnizohen pa taksa,  pasi konsiderohen si furnizime qe ndodhin jashtë territorit të RSH., për pasojë dhe çmimi me të cilin, jahtet e blejnë karburantin është shumë i ulët.

Aplikimi i taksës prej 65 lekë/litër sjell rritje të ardhurash në buxhet, duke qenë në të njëjtën kohë një taksë më e ulët se ajo e karburantit që importohet në kushte normale, për të cilin taksat në total janë rreth 90 lekë/litër taksa (TD+A+TQ+TK+TVSH).

Ky aplikim është në analogji dhe me direktivën e Këshillit Europian 2003/96/EC e 27 Tetorit 2003 “Ristrukturimi i kuadrit të Komunitetit për taksimin e produkteve të energjisë dhe të energjisë elektrike”. Kjo, pasi sipas kësaj direktive janë të përjashtuara nga akciza lëndët djegëse për furnizimin e mjeteve lundruese përveç ‘mjeteve lundruese private të argëtimit’ edhe kur ky furnizim kryhet brenda ujërave të Komunitetit Europian. /Monitor

Lexo edhe: Sigurimi i Marinës, Aviacionit dhe Mallit në Transport/ Me SIGAL të sigurtë edhe në det e në ajër

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat