14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmeti i sotëm nuk kaloi pa dëme, qytetarët e alarmuar dalin në...

Tërmeti i sotëm nuk kaloi pa dëme, qytetarët e alarmuar dalin në rrugë

Aktiviteti sizmik që ka Shqipëria dhe potenciali i saj i shfaqur vitet e fundit është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues.

Që prej fundit të shtatorit, lëkundjet kanë filluar të bëhen intensive duke rikthyer frikën e rritjes së mundësive të dëmeve materiale.

Katër lëkundje janë shënuar vetëm orët e para të mëngjesit të sotëm dhe epiqendra ka qenë pranë Bulqizës, në fshatin Topojan.

Lëkundja e parë ishte me magnitugë 3.3 të shkallës Rihter, ndërsa lëkundja e dytë 4.5.

Lëkundjet e tërmetit të mëngjesit të kësaj të premteje kanë shkaktuar dëme në Dibër. Burime për Klan News bëjnë të ditur se paraprakisht, dëme raportohet në muret e zyrave të njësisë administrative Gjoricë, ashtu sikurse 2 shtëpi në fshatin Zogje, por edhe në njësinë Administrative në Ostren, ku gjithashtu kanë pësuar dëmtime të lehta 2 shtëpi.

“U trembëm e dolëm jashtë, fuqi madhore nuk na pyet ne. Dolëm të gjithë nga lokalet dhe shtëpitë e ndenjëm jashtë deri sa u qetësua gjendja. 2-3 herë u tund mirë”, ka thënë për mediat një banor.

Mundësia për ta parashikuar dhe për ta shmangur këtë fenomen të rrezikshëm natyror është thuajse e pamundur, ndaj lind nevoja që pronat dhe bizneset të jenë të siguruara.

Vlen për t’u rikthyer në vëmendje fakti që pronat e dëmtuara nga tërmeti famëkeq i nëntorit të 2019 janë dëmshpërblyer nga kompanitë e sigurimeve. Interesi për sigurimin me vlerën reale të pronës që prej asaj kohe ka pësuar një rritje të ndjeshme. Gadishmëria dhe korrektësia e treguar i ka bindur qytetarët se kanë gjetur shpëtimin në raste të tilla katastrofale.

 

Përse është i nevojshëm sigurimi nga tërmetet?

Potenciali i tërmeteve për shkatërrim katastrofik i bën ato intriguese dhe misterioze, veçanërisht duke qenë se ne nuk kemi asnjë mënyrë për t’i parashikuar se kur ato do të ndodhin. Përtej tërmeteve të mëdha që mund të marrin vëmendje ndërkombëtare dhe kombëtare, shumë tërmete të vogla, kalojnë pa raportime të bujshme, por që i kanë shkaktuar dëme të mëdha pronarëve nëpër të gjithë Shqipërinë.

Kur flasim për mbrojtjen e shtëpisë suaj dhe të pasurive personale nga tërmeti, ju duhet të kërkoni mbulimin nga humbja që i shkaktohet ndërtesës dhe pajisjeve shtëpiake.

Sigurimi nga tërmeti nuk është i detyrueshëm, por në varësi të zonës se ku jetoni, ju mund të jeni të rrezikuar nga dëmtimi i pariparueshëm. Nëse do të shikojmë statistikat, vetëm 2% e shqiptarëve blejnë sigurim nga tërmeti dhe sepse njerëzit mendojnë se nuk do t’u ndodhë atyre. Ose në rastin kur kanë një policë standarde sigurimi, ata gabimisht mendojnë se kjo policë do t’i mbulojë gjithashtu edhe nga dëmtimi nga tërmeti.

Nëse ju nuk keni para të lëna mënjanë për rindërtimin e shtëpisë suaj, riblerjen e sendeve tuaja personale, dhe të paguani për kostot e përkohshme të jetesës, padyshim që ju duhet të blini policën e sigurimit nga tërmeti. Mos harroni, ky buxhet do të jetë plus parave që ju do të paguani për kredinë tuaj, edhe nëse shtëpia juaj është shkatërruar plotësisht.

 

Çfarë është sigurimi nga tërmetet?

Sigurimi nga tërmeti ju rimburson për dëmin e shkaktuar nga tërmeti, për dëmet e shkaktuara shtëpisë dhe pasurisë suaj personale. Mbulimi nga tërmeti është i disponueshëm si një mbulim shtesë i policës së shtëpisë suaj nga Zjarri, ose ju mund ta blini atë nga një sigurues i specializuar për shitjen e mbulimit të sigurimit për tërmetin.
Një tërmet është një dridhje e thellë e sipërfaqes së tokës, e shkaktuar nga fraktura në tokë, të cilat mund të jenë shkatërruese ndaj strukturës së shtëpisë dhe që mund të preke të gjithë pronën tuaj.

Shumica e popullsisë dhe vendbanimeve shqiptare janë të rrezikuara nga tërmetet dhe rrëshqitjet e tokës duke e klasifikuar Shqipërinë si vatër aktive të tërmeteve me periudhë përsëritje çdo 2 vjet.

Kosto potenciale e dëmeve të lidhura me tërmetet është rritur në mënyrë të qëndrueshme për ndërtesat më të vjetra, dhe shumë zona urbane po dalin si zona që janë në risk të lartë për t’u goditur nga tërmetet.

KËTO KËMBANA DUHEN DËGJUAR!!!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat