4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVijojnë flukset e larta të eurove/ Prurjet e depozitave në monedhën evropiane...

Vijojnë flukset e larta të eurove/ Prurjet e depozitave në monedhën evropiane në banka rriten me thuajse 16% në janar

Janari ka nisur me shtim të mëtejshëm të depozitave në monedhën e përbashkët evropiane. Ndërsa përgjatë gjithë vitit 2023, ato u rritën me ritme dyshifrore, vetëm përgjatë janarit totali i tyre rezulton me 96 milionë euro shtesë.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, ato rezultojnë në në fund të janarit në total 7,396 miliardë euro, me rritje prej 15.9% krahasuar me janarin e vitit 2023.

Rritja për 2024 është në këtë mënyrë më e lartë se mesatarja e vitit të shkuar. Nga 6,316 miliardë në dhjetor 2022, ato u shtuan me 15.5% në muajin e fundit të vitit që sapo lamë pas, në nivelin 7,299 miliardë euro.

Rritja kaq e fortë e depozitave në euro, ka amortizuar disi ecurinë e depozitave në monedhën tonë kombëtare, të cilat në të kundërt kanë shënuar rritje më modeste përgjatë gjithë vitit 2023, ashtu si dhe në muajin janar 2024.

Ndërkohë janë depozitat me afat në euro që kanë shënuar edhe rritjen më të shpejtë. Nga 2,930 miliardë euro në dhjetorin e vitit të shkuar ato janë rritur  në nivelin 2,989 miliardë euro në janar, me një shtese prej rreth 60 milionë euro.

Rritja e depozitave me afat në euro është shumë më e fortë krahasuar me janarin e vitit të shkuar, me një shtesë vjetore prej 24%. Depozitat pa afat kanë shënuar një rritje më modeste, duke shkuar nga 1,122 miliardë euro në dhjetor, në 1,130 miliardë në fund të janarit.

Rritja më e shpejtë e depozitave me afat në euro është ndikuar edhe në rritja e normës së interesit të tyre gjatë vitit të shkuar. Rritje që arriti mesataren prej 1.2% në vjeshtë, por që u frenua në këtë nivel gjatë tremujorit të fundit të vitit.

Rritja e fortë e depozitave në euro ka kompensuar disi shtimin më modest të atyre në lekë, megjithëse edhe në muajt e fundit ato kanë përshpejtuar rritjen. Nga 764,9 miliardë lekë në dhjetor 2023 ato janë rritur në 776,4 miliardë në fund të janarit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat