Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka bërë me dije se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2021 kapën vlerën 14,166 milionë lekë, ose 18.06% më shumë se në janar-shtator 2020.
Gjatë periudhës janar-shtator 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 849,732 me një rritje prej 22.53% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Lexo edhe: SIGAL UNIQA lidere në tregun e sigurimeve, AMF: Më e besuara tek shqiptarët
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.6% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.23%.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit (i detyrueshëm dhe vullnetar), primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.35% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.65% të totalit të tregut, thuhet në raportin e AMF.
Lexo edhe: Siguracioni i Makinës, ja kompania e sigurimit më e besueshme dhe që paguan më shumë