Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë.
Flakët përfshinë katin e tretë të pallatit, ndërsa banorët u evakuuan me shpejtësi.
Fatmirësisht nuk ka patur të dëmtuar në njerëz, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.
Ngjarje të tilla ndodhin gati çdo ditë në Shqipëri, duke u shndërruar në një alarm për banorët, por edhe komunitetin.
Mungesa e kulturës për t”u siguruar, por edhe informacioni i paktë po u kushton shumë shtrenjtë shqiptarëve sot. Po u kushton jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen.
Në mungesë të një Sigurimi që kushton duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit, shumë familje janë rrënuar financiarisht teksa duhet të sigurojnë edhe një herë paratë për rindërtimin e banesës së djegur apo blerjen e një të reje.
Ndërkohë që nëse do të kishin një sigurim, atëherë për çdo gjë do të mendonte kompania e sigurimit.
ÇFARË PËRFSHIN SIGURIMI I PRONËS?
- Dëmshpërblim për pasurinë e paluajtshme
- Dëmshpërblim për pasurinë e luajtshme
ÇFARË DËMESH MBULON?
Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:
- Zjarrit
- Rrufesë
- Eksplozionit
- Rënia e objekteve fluturuese nga lart
- Etj…
Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
- Tërmeti
- Përmbytja
- Stuhia
- Breshëri
- Etj…
SIGURIMI NA BËN QYTETARË TË PAVARUR DHE ME DINJITET
Duke patur një policë Sigurimi ne jemi qytetarë të pavarur dhe dinjitozë, pa patur nevojë të trokasim dyerve të institucioneve për ndihmë apo të presim disa vite për rikuperimin e dëmit.
Na mjafton kontrata e sigurimit dhe me të paraqitemi pranë kompanisë, e cila edhe na rimburson.
KU MUND TA BLEJMË SIGURIMIN E PRONËS?
- Në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj
- Online në www.sigal.com.al
Merrni një ofertë duke shkruar tani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829