23.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMiqësorja me Suedinë, dalin në shitje biletat

Miqësorja me Suedinë, dalin në shitje biletat

1500 tifozë shqiptarë do të kenë mundësi për të mbështetur kombëtaren kuqezi në miqësoren e 25 marsit ndaj Suedisë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar detaje nga ky test përgatitor për skuadrën e Sylvinhos, teksa kanë dalë në shitje edhe biletat.

Sipas asaj që raportohet në njoftimin e FSHF, thuhet se tifozët shqiptarë do të pozicionohen në sektorët 118 dhe 119 të stadiumit “Friends Arena” të Stokholmit.

Çmimi i biletës për këtë ndeshje miqësore do të jetë 100 krona suedeze, ose e thënë ndryshe rreth 900 lekë. Blerja e saj do të bëhet online në faqen e FSHF, ku do zgjidhet edhe vendi në sektorët e rezervuar për tifozët kuqezi. Edhe mënyra e pagesës do të bëhet online, teksa në njoftimin e FSHF thuhet se pasi të keni marrë biletën, nuk është i nevojshëm printimi i saj, pasi ajo është elektronike.

Miqësorja ndaj Suedisë do të jetë e dyta për kombëtaren shqiptare gjatë muajit mars.

Më 22 mars, skuadra e Sylvinhos do të mas forcat me Kilin, përballje që do të luhet në Parma të Italisë.

Kuqezinjtë kanë programuar edhe miqësoren me Lihtenshtejn në muajin qershor, teksa pritet që në ditët e ardhshme të zyrtarizohet edhe një tjetër kundërshtarë përpara debutimit në kampionatin Europian të Gjermanisë.

LEXO EDHE: Bashkëpunimi SIGAL UNIQA-FSHF/ Duka: Nuk mund të gjejmë partner më të mirë; Ponari: I kënaqur dhe krenar!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat