11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKosova feston 16-vjetorin e Pavarësisë

Kosova feston 16-vjetorin e Pavarësisë

Kosova feston ditën e sotme 16-vjetorin e Pavarësisë.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë më 17 Shkurt të vitit 2008 nëpërmjet një deklarate të lexuar nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi dhe u miratua në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku merrnin pjesë 109 deputetë.

Më 22 Korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë rikonfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar dhe si e tillë shpallja e Pavarësisë ishte legjitime.

Deri më tani Kosovën e kanë njohur 117 shtete dhe vendi i fundit që e njohu ishte Izraeli. Tani më Kosova ka arritur edhe liberalizimin e vizave, ku qytetarët gëzojnë lëvizje të lirë në Bashkimin Evropian.

Gjatë ditës së sotme priten të mbahen disa organizime, ndërsa Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë një ceremoni solemne.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat