9.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbi 180 kartëmonedha 500 euroshe tërhiqen nga qarkullimi

Mbi 180 kartëmonedha 500 euroshe tërhiqen nga qarkullimi

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se janë tërhequr mbi 180 mijë copë kartëmonedha prej 500-euro nga qarkullimi.

Mbi 180 mijë bankënota 500-ëshe janë tërhequr nga qarkullimi.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, si efekt i Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, numri i kartëmonedhave prej 500 euro të deponuara nga qytetarët në bankat komerciale dhe me pas në BQK, si para të tërhequra nga qarkullimi, ka kaluar mbi 180,500 njësi, duke tejkaluar vlerën e 90 milionë e 250 mijë eurove.

Në njoftim thuhet se ky është ndër efektet e drejtpërdrejta të Rregullores që nga miratimi i saj, duke kontribuar në arritjen e qëllimit për një sistem financiar me integritet dhe që ndihmon në strategjinë kombëtare kundër informalitetit dhe dukurive të ndërlidhura.

“Rregullorja për Operacione me Para të Gatshme përveç tjerash përcaktoi që të gjitha institucionet financiare bankare dhe jo-bankare janë të obliguara që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës 500 euro te klientët e tyre. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të avancuar kornizën ligjore dhe mbikëqyrëse në zbatim të mandatit të saj kushtetues dhe në pajtim me objektivat strategjike të saj, me transparencë dhe përkushtim ndaj publikut”, thuhet në njoftim.

Ndalohet qarkullimi i kartëmonedhës 500 euro në Kosovë – Revista Monitor

Ditë më parë, Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka miratuar Rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gashme.

Përmes kësaj rregullorje, e cila hyn në fuqi me 1 shkurt, Institucionet financiare bankare dhe jo-bankare obligohen që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro

“Importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera në Republikën e Kosovës mund të bëhet vetëm për dhe nga institucionet financiare bankare dhe jo-bankare të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për ushtrimin e aktiviteteve financiare bankare”

Ndryshe, me Rregulloren e re theksohet se valuta e vetme zyrtare në Kosovë është euro, rrjedhimisht duke larguar nga qarkullimi dinarin serb.

Largimi nga qarkullimi i dinarit serb ka ngjallur reagimin e ndërkombëtarëve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat