Ka shumë këshilla udhëtimi për vitin 2024, nëse po kërkoni ende për një vend trendi, një vend ekonomik apo një vend të qëndrueshëm.
E nëse nuk e keni vendosur ende, ju vjen në ndihmë klasifikimi i përvitshëm i European Best Destinations, i cili ka marrë në konsideratë më shumë se 1 milion udhëtarë (a ka një klasifikim më gjithëpërfshirës se ky), për të përpiluar renditjen për vitin 2024.
Po cili është zgjedhur destinacioni më i mirë për të udhëtuar në Europë? Sipas të gjithë udhëtarëve që shprehën mendimin e tyre është Marbella.
Qyteti bregdetar në jug të Spanjës është vlerësuar veçanërisht nga golfistët dhe nga të pasionuarit e shopping dhe brigjet e tij me diell e bëjnë atë një destinacion shumë popullor plazhi. Ai vlerësohet shumë edhe për kulinarinë – në fund të fundit ka tre restorante me yje Michelin.
Dhe të udhëtosh në këtë zonë të Costa Del Sol shumë shpejt mund të bëhet më e thjeshtë, pasi është propozuar një tren mes Marbella dhe Malaga.
Marbella (Spanjë)
Monaco renditen e dyta dhe pas saj, Malta.
Monaco
Malta
Renditja me 20 destinacionet më të mira për vitin 2024 ka larmishmëri.
Më poshtë renditja e plotë:
Gjeneva (Zvicër)
Batumi (Gjeorgji)
Riga (Letoni)
Madeira (Portugali)
Firence (Itali)
Londër (MB)
Rekjavik (Islandë)
Lège-Cap-Ferret, Nouvelle Aquitaine, (Francë)
Siena (Itali)
Ishulli Ponza (Itali)
Porto-Vecchio, Corsica, (Francë)
Champagne Wine Region (Francë)
Ishujt Faroe
Sirmione, Lombardi (Itali)
Piran (Slloveni)
Newquay, Cornwall (Angli)