8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFier, bie nga skela gjatë punës, përfundon në spital/ Ofrojini punonjësve kushtet...

Fier, bie nga skela gjatë punës, përfundon në spital/ Ofrojini punonjësve kushtet më të mira me sigurimin më të përshtatshëm për ta

Tjetër aksident me punonjësit në vendin e punës.

Rasti më i fundit vjen nga qyteti i Fierit.

Rreth orës 13:40, dyshohet se gjatë procesit të punës në një fabrikë për përpunimin e vajit, në Fier, ka rënë nga skela, shtetasi T. C., 65 vjeç.

Si pasojë, ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

AKSIDENTET NË PUNË 

Gjatë vitit 2023 janë evidentuar 102 raste nga të cilat u identifikuan 115 autorë të shkeljes së rregullave dhe mbrojtjes në punë nga të cilët 35 u arrestuan.

Sektorët me problematikë përsa i përket incidenteve në punë, ku jo rrallë herë kemi hasur edhe humbje jete nga punëtorët, janë ndërtimi, minierat dhe fasoneritë.

SIGURIA DHE SHËNDETI NË PUNË

Garantimi i sigurisë dhe shëndetit në punë është thelbësor për disa arsye.

Së pari, ndihmon në parandalimin e aksidenteve dhe dëmtimeve në vendin e punës, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve, si dhe në aftësinë e tyre për të punuar.

Së dyti, mund të çojë në rritjen e produktivitetit, pasi punonjësit që ndihen të sigurt dhe të shëndetshëm janë më të aftë të përqendrohen në detyrat e tyre.

Së treti, kontribuon në mirëqenien në familje, pasi punonjësit e shëndetshëm dhe të kënaqur në punë, kanë më shumë gjasa të jenë më harmonikë në familjet e tyre.

SIGURIMI NGA AKSIDENTET PËR PUNONJËSIT

Mbulimet kryesore:

  • Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
  • Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
  • Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
  • Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

Kujt mund ti ofrohet:

  • Të gjitha bizneseve
  • Të gjithë individëve

Përfitimet kryesore:

  • Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
  • Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
  • Qetësi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
  • Garanci për detyrimet e punëdhënësit
  • Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
  • Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti

Kontaktoni për ti ofruar punonjësve tuaj kushtet më të mira me sigurimin më të përshtatshëm për ta!

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 0686062829

LEXO EDHE: “Xprimm”: SIGAL UNIQA dhe SIGAL LIFE UNIQA, dy kompanitë më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat