15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVijojnë të rriten rastet me fruth në Shqipëri, shumica në Tiranë dhe...

Vijojnë të rriten rastet me fruth në Shqipëri, shumica në Tiranë dhe Durrës

Vijojnë të rriten rastet me fruth në Shqipëri.

Nga analizat laboratorike në Institutin e Shëndetit Publik janë konfirmuar pozitivë 18 raste në total me fruth.

Përkatësisht 9 raste në Durrës, 8 në Tiranë dhe 1 në Krujë.

Për shkak të përhapjes së fruthit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik ka shpërndarë një udhëzim në të gjitha institucionet shëndetësore, ku rekomandon masat që duhet ndërmarrë për të frenuar përhapje e kësaj sëmundje.

ISHP rekomandon kryerjen e vaksinës edhe nën moshën 1-vjeçare në rast se do të kemi një shpërthim të fruthit në këtë grupmoshë, po ashtu rekomandohet kryerja e vaksinës për nënat me gjidhënie dhe të lindurit e viteve 1980-1999.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat