16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNis tërheqja e masës së ftohtë siberiane, temperaturat maksimale deri në 14°C

Nis tërheqja e masës së ftohtë siberiane, temperaturat maksimale deri në 14°C

Sipas MeteoAlb, pritet një tërheqje graduale e masës së ftohtë siberiane uke sjellë ngrohje të lehtë të motit.

Përsa i përket kushteve atmosferike; Orët e paradites do të dominohen kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta në territor ku më të përqëndruara do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht në qëndër të territorit.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në orët e mëngjesit, por rriten ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat