16.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetU përplas në vijat e bardha, ndërron jetë 36-vjeçarja në Tiranë/ Arrestohet...

U përplas në vijat e bardha, ndërron jetë 36-vjeçarja në Tiranë/ Arrestohet 22-vjeçari

Një 36-vjeçare, që u përplas teksa ecte në vijat e bardha në kryeqytet ka ndërruar jetë. Aksidenti ka ndodhur më 14 janar, në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, por gruaja e ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme.

36-vjeçarja u përplas nga një 22-vjeçar, i cili u arrestua një ditë më pas nga policia.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte i riu, nuk janë konstatuar mangësi, ndërsa pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit nuk kishte konsumuar alkool.

LEXO EDHE: Kujdes! Mospajisja me siguracionin TPL shkak për konflikte personale, gjoba dhe zhytje në borxhe

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat