13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGripi, rriten shtrimet edhe te Sanatoriumi

Gripi, rriten shtrimet edhe te Sanatoriumi

Stina e dimrit, por edhe qarkullimi i viruseve respiratore ka rritur edhe fluksin tek spitali “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe edhe si Sanatoriumi.

Sipas mjekëve, gjatë ditës paraqiten rreth 45 urgjenca që kërkojnë ndihmë mjekësore, një pjesë janë për shkak të gripit që po qarkullon masivisht.

“Është një situatë e përsëritur në dimër, janari ka qenë pikërisht muaji që ka patur më shumë raste. Kemi shtim të rasteve. Presim çdo ditë në urgjenca 40-45 raste nga e gjithë Shqipëria, edhe shtretërit janë të ezaurura pasi në kemi 120 shtretër dhe 100 persona janë të hospitalizuar”, thotë mjeku pneumolog, Arben Tanka.

Nga 10 shtrime çdo ditë në këtë spital, 1/3 janë për shkak të komplikacioneve nga gripi si pneumoni apo vështirësi në frymëmarrje.

“Çdo ditë ka 10-12 shtrime dhe nga këto 3-4 janë për shkak të gripit. Kryesisht janë personat mbi 65 vjeç, të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese. Ata mund të kenë komplikacione dhe një grip mund t’i japë pneumoni apo vështirësi në frymëmarrje. Këta janë personat që ne hospitalizojmë dhe marrin edhe trajtim me oksigjeno terapi”.

Të shtruarit kanë rezultuar pozitiv me shtamin A që për specialistët së bashku me A H3, janë më agresiv.

“Kryesisht është influenca pasi ka shfaqur dhe problematikë tek këta persona”. 

Bluzat e bardha rekomandojnë kontaktin me mjekun e familjes dhe shmangien e përdorimit të medikamenteve në mënyre abuzive nga vet pacientët.

LEXO EDHE‘Karta e Kujdesit Shëndetësor’ për ju që trajtoheni në spitale dhe klinika private/ Kjo zgjedhje ekonomike në këtë periudhë virozash

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat