Viti 2021 ka sjellë më pak profesionistë dhe biznesmenë në Shqipëri. Sipas raportit më të fundit të Institutit të Statistikave, në janar – shtator 2021 ka pasur një total prej 73 mijë e 526 hyrje me qëllime biznesi dhe profesionale.
Thënë ndryshe, hyrjet për biznes në vend janë ulur me afro 10%, krahasuar me vitin pandemik.
Nga ana tjetër, sipas raportit të deritanishëm të INSTAT, që nga fillim viti, e deri në shtator, dy muajt që kanë rezultuar si më “produktivët” për biznes janë qershori dhe korriku, me afro 10 mijë vizita profesionale secili.