Tërmeti me magnitudë 7.5 ballë, që goditi gadishullin e Noto në Japoni, më 1 janar, vlerësohet nga kompania “Verisk’s Extreme Event Solutions” të rezultojë në humbje mes 1.8 dhe 3.3 miliardë dollarëve.
Vlerësimi i humbjeve nuk përfshin:
- Humbjet në pronat e pasiguruara,
- Humbjet nga ndërprerja e biznesit (të drejtpërdrejta dhe të tërthorta)
- Humbjet e kompensimit të punëtorëve.
- etj…
Vlerësimi fokusohet vetëm në humbjet e siguruara, duke ofruar një pamje të pjesshme por të rëndësishme të ndikimit që ka një tërmet në ekonominë e një vendi.
LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës nga zjarri dhe tërmeti, një temë sa e rëndësishme aq edhe aktuale
Lëkundja e fortë sizmike shkaktuan dëme të mëdha në epiqendër, veçanërisht në prefekturën Ishikawa, duke përfshirë qytetin Wajima, ndërsa dëme pati edhe në prefektura të tjera si Niigata dhe Toyama.
Valët e cunamit mbi një metër përmbytën shumë ndërtesa përgjatë bregut, veçanërisht në Wajima, Suzu dhe Noto.
Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), në periudhën 1-5 janar shumë tërmete me magnitudë nga 5 deri në 7 ballë kanë ndodhur në Gadishullin Noto dhe në brigjet e Ishikawa-s.
Deri tani, nga tërmeti kanë humbur jetën mbi 200 persona.