23.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmeti 7.5 ballë në Japoni, humbjet e siguruara vlerësohen nga 1.8 në...

Tërmeti 7.5 ballë në Japoni, humbjet e siguruara vlerësohen nga 1.8 në 3.3 miliardë $

Tërmeti me magnitudë 7.5 ballë, që goditi gadishullin e Noto në  Japoni, më 1 janar, vlerësohet nga kompania “Verisk’s Extreme Event Solutions” të rezultojë në humbje mes 1.8 dhe 3.3 miliardë dollarëve.

Vlerësimi i humbjeve nuk përfshin:

  • Humbjet në pronat e pasiguruara,
  • Humbjet nga ndërprerja e biznesit (të drejtpërdrejta dhe të tërthorta)
  • Humbjet e kompensimit të punëtorëve.
  • etj…

Vlerësimi fokusohet vetëm në humbjet e siguruara, duke ofruar një pamje të pjesshme por të rëndësishme të ndikimit që ka një tërmet në ekonominë e një vendi.

LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës nga zjarri dhe tërmeti, një temë sa e rëndësishme aq edhe aktuale

Lëkundja e fortë sizmike shkaktuan dëme të mëdha në epiqendër, veçanërisht në prefekturën Ishikawa, duke përfshirë qytetin Wajima, ndërsa dëme pati edhe në prefektura të tjera si Niigata dhe Toyama.

Valët e cunamit mbi një metër përmbytën shumë ndërtesa përgjatë bregut, veçanërisht në Wajima, Suzu dhe Noto.

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), në periudhën 1-5 janar shumë tërmete me magnitudë nga 5 deri në 7 ballë kanë ndodhur në Gadishullin Noto dhe në brigjet e Ishikawa-s.

Deri tani, nga tërmeti kanë humbur jetën mbi 200 persona.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat