15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDeri ditën e shtunë mot i paqendrueshëm/ Qarqet ku pritet të ketë...

Deri ditën e shtunë mot i paqendrueshëm/ Qarqet ku pritet të ketë reshje intensive dhe shtrëngata

Sot priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër të shoqëruara me shtrëngata.

Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës dhe Lezhë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 15 °C

në vendet e ulëta: 8 / 15 °C

në vendet malore: 2 / 9 °C

Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.

Kujtojmë këtu se më 1 janar, si pasojë e reshjeve intensive, shumë rrugë të qytetit të Shkodrës u përmbytën.

Por si parashikohet të jetë java e parë e muajit janar?

Në një intervistë për Abc, ai ka treguar se deri ditën e shtunë do të mbetemi nën ndikimin e motit të paqendrueshëm.

Sipas meterologut, nga dita e diel do të kemi ndryshim të masave ajrore.

Ka nisur janari në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat kanë krijuar mundësi për reshje shiu herë pas here në formën e rrebesheve, të fokusuara në zonat veriore. Pritet që deri ditën e shtunë të mbetemi nën ndikimin e motit të paqendrueshëm, duke bërë që vranësirat e shpeshta të jenë prezente dhe të krijojnë mundësi për reshje shiu. Ndërkohë, pritet që temperaturat të jenë të larta.

Ditën e shtunë në fakt pritet të kemi dhe problematikë parametrin e erës.

Në fakt, përsa i përket janarit, sinjalet janë që duke filluar nga dita e dielë të kemi ndryshim të masave ajrore. Do të kemi masa ajrore të ftohta, të cilat do të zbresin nga veriu i kontinentit europian drejt jugut duke prekur kështu dhe vendin tonë, gjithashtu duke bërë që të kemi rënie të temperaturave të ajrit. Do të fillojë rënia e tyre që nga dita e diel”, u shpreh Osmani.

LEXO EDHE: Nga sigurimet më të nevojshme tek pensioni privat/ Si ta nisim vitin me “këmbën e mbarë”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat