Rrjedhja e gazit në dhomën e një hoteli në Maliq i ka kushtuar jetën mëngjesin e kësaj të enjteje një 56-vjeçari nga Tirana.
Në një informacion paraprak për mediat, policia tha se burrë e grua u asfiksuan, dyshohet si pasojë e bombolës së gazit në dhomën ku ishin akomoduar.
Ata u dërguan të dy në spital, por fatkeqësisht 56-vjeçari nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë.
“Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë. Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia në një informacion paraprak për mediat.
Sigurimi i Përgjegjësisë Hoteleve dhe Restorante
Shqipëria është nga ato vende që vitet e fundit kanë hedhur vëmendjen nga sektori i turizmit si një nga sektorët me ndikim të madh në ekonominë kombëtare.
Për shkak edhe të artikujve të shumtë në mediat ndërkombëtarë një numër i lartë turistësh të huaj po vizitojnë vendin tonë, jo vetëm gjatë verës.
Dhe në një moment kur turizmi po zhvillohet gjithmonë e më shumë duhet të kthejmë sytë edhe nga siguracionet, në këtë rast nga “Sigurimi i Përgjegjësisë për Hotelet dhe Restorantet”.
Kjo policë sigurimi është hartuar posaçërisht për pronarët, administratorët e hoteleve dhe restoranteve për sigurimin e të gjithë përgjegjësive që rrjedhin prej veprimtarisë se tyre.
Ky sigurim mbulon edhe dëmin fizik që mund t’i shkaktohet ndërtesës dhe përgjegjësinë karshi klientëve.
Sigurimi i Përgjegjësisë për Hotelet dhe Restorantet mundëson që stafi i biznesit tuaj të punojë i qetë ndërsa klientët të pushojnë të sigurt pasi për çdo ngjarje të papritur apo aksidentale përgjigjet SIGAL UNIQA.
Ndaj, është e domosdoshme që të gjitha hotelet, në të gjithë territorin e Shqipërisë, duhet të kenë këtë lloj sigurimi dhe këtë lloj përgjegjësie.
Siguroni dhe ju hotelin, restorantin apo barin tuaj. Mbroni biznesin, stafin, klientët dhe punoni të qetë duke transferuar çdo rrezik te kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri.
Merrni një ofertë tani duke shkruar në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829