15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetViti më i nxehtë në histori, por si do të jenë muajt...

Viti më i nxehtë në histori, por si do të jenë muajt e dimrit

E ftuar këtë të enjte në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ka qenë meterologia, Lajda Porja, e cila ka treguar se si do të jetë moti këtë fundvit.

Ajo shprehet se 2023-shi do të mbyllet me temperatura të larta, madje më shumë se normalja. Sipas saj, ky do të jetë viti më i nxehtë në histori, për shkak të valëve të të nxehtit që kemi kaluar.

Lajda Porja: Tashmë pjesa më e madhe e Evropës është nën ndikimin e motit të qëndrueshëm. Do të thotë ka si një prerjeje diagonal, ku përveç Skandinavisë dhe Evropës Lindore dhe disa zona të Baltikut që janë me mot të paqëndrueshëm dhe reshje dëbore, tashmë edhe Evropa Qendrore, kryesisht le të themi, Austria, Zvicra, Gjermania, të cilat kanë pasur gjatë gjithë kohës mot të paqëndrueshëm. Ndodhen nën ndikimin e një masë ajrore të qëndrueshme, sidomos Evropa Jugore, që do të thoja Portugalia, Spanja, Italia dhe i gjithë Gadishulli i Ballkanit, prej disa ditësh dhe deri nga fundi i vitit mbetet nën ndikimin e kësaj situate.

Aldo: Domethënë, ka për të qenë kohë e mirë le të themi?

Lajda Porja: Le të themi, nesër ka vranësira dhe reshje të pakta. Mund të them që do jenë kryesisht që do jenë në veri, në qendër, por momente me pika shiu. Nuk mund të them reshje të papërfillshme. E shtuna dhe e diela mbeten kryesisht me kthjellime, me vranësira. Madje ka sinjale që deri nga fundi i këtij viti të mbetemi në ndikimin e këtij anticikloni. Që do të thotë, pjesa më e madhe e Evropës Jugore, ose e gjithë Gadishulli i Ballkanit do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, do ketë reshje të pakta ose të izoluara ose momente me flokë dëbore, megjithatë nuk ka Krishtlindje të bardha edhe gjatë këtij viti. Nuk ka dëborë në zonat malore apo në Korçë, që të gjithë njerëzit janë mësuar që të paktën për festa. Nuk pritjet të ketë reshje. Edhe reshjet që do bien nesër janë të papërfillshme dhe do ketë shumë pak veriu dhe disa zona në qendër, edhe Tirana. E shtuna dhe e diela pa reshje. E hëna pa reshje dhe deri javën tjetër, pothuajse janë të gjithë situata njësoj. Ka sinjale që dhe fillimi i vitit të mbetet në këto ujëra, por moti është relativisht i qëndrueshëm sepse i duhet pak kohë të largohet ky anticiklon, për të ardhur vetëm një ciklon shumë i fuqishëm mund ta postonte. Megjithatë temperaturat janë shumë pranë vlerave normale. Mëngjesi është tipik dimri.

Aldo: A, domethënë, jemi në ditë normale dhjetori?

Lajda Porja: Po, sepse Tirana le të themi, vlerat normale i ka 3.5-13. Ndërkohë maksimalja, duhet ta theksojmë, vlerat e mesditës janë të paktën, 2-3 gradë më të larta, deri në 17 gradë. Krishtlindjet do të jenë me temperatura deri në 17 gradë, ku qarku i Vlorës do të shënojë vlerat më të larta. Mund të them që -2 është më e ulta, pra Peshkopia shënon -2 dhe për Peshkopinë është mëse normale. Mund të them që ky vit, 2023-shi, do të mbyllet me temperatura më të larta, krahasuar me normalet, qoftë dhjetori dhe i gjithë viti. Madje do të jetë viti më i nxehtë në histori. Për shkak edhe prej valëve të nxehtit që kemi kaluar gjatë verës dhe është parashikuar që deri nga Prilli dhe Maji, të jemi ende nën efektin e linjës. Që do të thotë, ky dimër do të jetë më i ngrohtë. Do të kemi më shumë ditë me diell, me temperatura të larta dhe shumë pak ditë të ftohta. 

LEXO EDHE: Si po e sëmurin botën ndryshimet klimatike

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat