-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPër çfarë po përdoret? Kartëmonedha që nuk ‘të bie lehtë’ në dorë!...

Për çfarë po përdoret? Kartëmonedha që nuk ‘të bie lehtë’ në dorë! Pse?

Vitin e kaluar u hodh në treg prerja më e madhe e kartëmonedhave, 10 mijë lekëshi. Por kjo kartëmonedhë duket se nuk të bie në dorë lehtësisht.

Edhe kur tërheqim lekë nga bankomati, në më të shumtën e rasteve prerja më e madhe dhe me shpeshtë që del është 5 mijë lekëshi. Por pse këtë kartëmonedhë e “shohim” kaq pak?

Është prerja më e madhe që ne kemi. Si e tillë, qytetarët e përdorin si mënyrë thesarizimi. Pra përdoret më shumë për kursim. Por jo vetëm, është dhe pak e vështirë që ta kesh për përdorim ditor, pasi me 10 mijë lekë, nuk mund të shkosh tek marketi i lagjes. Përveç të tjerash kjo prerje është edhe më e pakët në treg në raport me kartëmonedhat e tjera”, sqaron Alba Gjoka, përgjegjëse e departamentit të emisionit në Bankën e Shqipërisë.

Aktualisht, sipas Bankës së Shqipërisë, një prerje më e madhe se 10 mijë lekë nuk është e nevojshme për ekonominë.

Cikli i radhës për seri të reja kartëmonedhash mund të jetë pas 10-15 vitesh.

Me këtë kartmonedhë duhet të bëni gjithashtu shumë kujdes nëse e mbani në portofol.

Për ata që nuk u është mësuar syri, ajo mund të ngatërrohet lehtësisht me një kartmonedhë 1 mijë lekëshe dhe të jepet në vend të saj në shkëmbime të ndryshme. Është mirë ta mbani brenda nënndarjes së veçantë të portofolit, ose të mos e mbani bashkë me kartëmonedha të tjera.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat