18.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleKëshillaVuani nga astma? Si të mbroheni nga krizat në dimër

Vuani nga astma? Si të mbroheni nga krizat në dimër

Dihet që periudha e vjeshtës së vonë dhe dimri, janë mjaft problematike për personat që vuajnë nga astma.

Arsyet pse kemi një acarim apo rishfaqje të simptomave janë disa. Kështu së pari dihet që gjatë kësaj periudhe të vitit ka një nivel të lartë lagështie, gjë që ndikon në shumimin dhe zhvillimin e akarieneve (pluhurave të shtëpisë), që njihen si një shkaktarët e shpërthimit të astmës dhe shfaqjes së krizave të kësaj sëmundjeje.

Arsye tjetër që ndikon në shfaqjen e këtyre problemeve është prania e virozave që qarkullojnë në këtë peridhë.

Dihet që pas një viroze, ekziston rreziku i shpëthimit të një krize atsme. Po ashtu bronkopneumonitë, që janë më të shpeshta gjatë kësaj periudhe, ndikojnë në shfaqjen dhe riakutizimin e simptomave të astmës bronkiale.

Po ashtu vetë ndryshimi i presionit atmosferik dhe lagështia, ndikojnë në shfaqjen e problemeve.

Këshilla:

  • Qëndroni në vende të ajrosura mirë
  • Eliminoni ambientet e paajrosura mirë dhe me mykra
  • Bëni vaksinën anti-grip, vetëm nën rekomandimin e mjekut specialist
  • Shmangni daljen në ditët e ftohta, sidomos në mëngjes herët dhe në darkë vonë
  • Shmangni qëndrimin në ambjente të mbipopulluara dhe me tym duhani
  • Zbatoni me përpikmëri rekomandimet e mjekut alergolog

LEXONI EDHE: 10 këshilla si të kujdesemi për shëndetin gjatë dimrit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat