8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGaranci për mbi 1.2 milion klientë/ SIGAL UNIQA, më e madhja dhe...

Garanci për mbi 1.2 milion klientë/ SIGAL UNIQA, më e madhja dhe më e besuara edhe në Sigurimin e Shëndetit

SIGAL UNIQA Group është kompania e sigurimit që ofron çdo produkt dhe shërbim që na nevojitet për një shëndet më të mirë.

Kompania shqiptaro-austriake përmes paketave të sigurimit individuale dhe familjare, mundëson mbulimin e ekzaminimeve shëndetësore, duke filluar nga check up-i vjetor rutinë, trajtimet mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti si dhe shpenzimet në rast ndjekje të shtatzanisë në spitalet private, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Edhe në raportin më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, SIGAL UNIQA rezulton kompania më e madhe dhe më e besuar edhe në Sigurimet e Shëndetit.

Siç shihet edhe në grafikun e mësipërm, SIGAL UNIQA ze 46% të totalit të tregut në Sigurimin e Shëndetit dhe Aksidenteve.

Edhe sa i përket dëmeve të paguara tek klientët, SIGAL UNIQA vijon të mbetet e para.

Nëse i gjithë tregu ka paguar gjatë 10-mujorit 493,4 milionë Lekë dëmshpërblime, vetëm SIGAL UNIQA rezulton të ketë paguar plot 223,2 milionë Lekë tek klientët e saj.

LEXO EDHE:Është kthyer në traditë tashmë/ Raporti i AMF: Sigurimi i Pronës i besohet SIGAL UNIQA-s

KUSH ËSHTË SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA

SIGAL UNIQA Group Austria është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

E themeluar në Shkurt 1999 dhe pjesë e ‘UNIQA Insurance Group’ prej marsit 2007, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në të trija shtetet përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurime Jo-Jetë, 3 Sigurime Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Privat.

Shërbimi profesional përmes mbi 2400 punonjësve dhe agjentëve të mirëtrajnuar, korrektësia në pagimin e dëmeve, produktet novatore dhe bashkëpunimi me gjigandë të risigurimeve si: UNIQA Re, Munich Re apo Hannover Re kanë qenë dhe mbeten një garanci më shumë për mbi 1.2 milion klientët e SIGAL UNIQA-s.

Ritmet e progresit të kompanisë kanë bërë që shumë publikime profesionale në fushën e financave dhe sigurimeve ta vlerësojnë atë me shumë çmime.

LEXO EDHE: Top News: SIGAL UNIQA, nr.1 i Sigurimeve në Shqipëri/ Mes “Top 50” në Evropën JugLindore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat