15.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetA kanë pará vërtetë vendet për të luftuar ndryshimet klimatike?

A kanë pará vërtetë vendet për të luftuar ndryshimet klimatike?

Nga El Pais

Ndryshimi i klimës, është sfida më emergjente dhe më e përhapur, me të cilën përballet sot bota, pasi përbën një kërcënim ekzistencial për jetën siç e njohim ne.

LEXO EDHESi po e sëmurin botën ndryshimet klimatike

Por përse nuk po bëhet më shumë për këtë sfidë?

Ndjenja dominuese është frika se kostot do të jenë “shumë të mëdha” për t’u përballuar nga qeveritë. Kjo i bën njerëzit të tmerrohen nga llogaritë e kostove, gjë që mund t’i detyrojë ata të mbërrijnë në përfundimin se kostoja është shumë e lartë, sidomos në një periudhë afatshkurtër. Dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për zyrtarët që janë përgjegjës për balancimin e buxheteve të vendeve përkatëse, një përgjegjësi shumë e madhe, e cila nuk lë shumë hapësirë ​​për çështje të reja (veçanërisht ato të kushtueshme), pavarësisht nga rëndësia e tyre.

Por a është aq e shumë kushtueshme për qeveritë kjo sfidë madhore sa kemi frikë?

Banka Botërore, vlerëson se shpenzimet e nevojshme për të adresuar sfidat globale të ndryshimit të klimës, konflikteve dhe pandemive në vendet në zhvillim, nga tani deri në vitin 2030 do të jenë 2.4 trilionë dollarë në vit.

Brenda kësaj shumë, vetëm shpenzimet e nevojshme për të adresuar ndryshimet klimatike dhe rezistencën tonë ndaj tyre vlerësohen të jenë 1.5 trilion dollarë në vit.

Në pamje të parë, mund të jetë një shifër tronditëse, që me siguri ngjall një ndjenjë ankthi mes Ministrave të Financave dhe zyrtarëve, të cilët janë përgjegjës për hartimin dhe menaxhimin e buxhetit në mbarë botën.

Por çfarë do të thotë kjo në terma praktikë? A është gjetja e fondeve të nevojshme, një detyrë kaq e vështirë për sektorin publik, siç duket më pamje të parë, dhe a është e realizueshme në praktikë?

Në një përpjekje të parë për t’i adresuar këto pyetje, ne paraqesim më poshtë disa përllogaritje të shpejta, për të ofruar një kontekst dhe për të përafruar kostot për sektorin publik. Objektivi ynë, është të tregojmë se financimi i ndryshimeve klimatike, nuk është një sfidë aq e frikshme sa mund të duket.

Si ndahet barra e 1.5 trilion dollarëve

Së pari, le të supozojmë se 1.5 trilion dollarët e nevojshëm nga sektori publik dhe privat, do të ndahen afërsisht në të njëjtat përmasa si investimi fiks i kapitalit bruto. Mesatarisht, bazuar në të dhënat e viteve të fundit të Treguesve të Zhvillimit Botëror për rreth 67 vende, këto proporcione janë rreth 75 për qind nga sektori privat dhe 25 për qind nga sektori publik. Mobilizimi i burimeve të sektorit privat, përbën një sfidë e madhe, e cila do të kërkojë veprime specifike për të mundësuar dhe nxitur rrjedhën dhe përdorimin efektiv të tyre.

Dhe ne jemi të vetëdijshëm se shumë njerëz mendojnë se adresimi i ndryshimeve klimatike, do të kërkojë një përqindje më të madhe të burimeve publike, garancive, subvencioneve, etj. Megjithatë, le t’i lëmë për një moment mënjanë këto çështje. Ndarja e barrës në masën 75-25, nënkupton që sektori publik duhet të gjejë 375 miliardë dollarë në vit. Sipas të dhënave nga raporti më i fundit i Perspektivës së Ekonomisë Botërore, të ardhurat e qeverive në ekonomitë e zhvilluara dhe në zhvillim, ishin afër 26 për qind të Produktit të tyre të Brendshëm Bruto, ose e barazvlefshme me 11.04 trilion dollarë.

Duke supozuar se të ardhurat reale do të rriten me të njëjtin ritëm si ekonomia në përgjithësi – le të themi 4 për qind, duke pasur parasysh parashikimet e FMN-së prej 4 për qind (në vitet 2023 dhe 2024) – nëse rritja reale e të ardhurave mund t’i kushtohet tërësisht këtyre sfidave globale, po flasim për një shumë 441.6 dollarë miliardë vetëm në vitin e parë (dhe të kombinuara në vitet e mëvonshme), gjë që do të mbulonte tërësisht burimet e nevojshme për sektorin publik.

Nëse në vend të kësaj (dhe në skenarin më konservator) supozojmë se vetëm gjysma e të ardhurave reale shtesë çdo vit, mund t’i kushtohet ndryshimeve klimatike, kjo do t’i kërkonte sektorit publik të ofronte 154.2 miliardë dollarë shtesë në vit përmes mobilizimit të të ardhurave të brendshme, emetimit të borxhit, rialokimeve buxhetore, apo një kombinimi të të trejave. Dhe kjo mund të jetë sfida më e madhe për zyrtarët e buxhetit.

A është e menaxhueshme?

Tani pyetja tani është: Sa nga buxheti përfaqëson shumën 154.2 miliardë dollarë? Ndërsa specifikat do të varen nga secili vend individual, në total kjo shifër nuk duket e paarritshme. Sërish, duke përdorur të dhënat nga Perspektiva Ekonomike Botërore, shpenzimet totale të qeverive në tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim, përbënin afërsisht 31% të PBB-së në 2022, ose rreth 13.16 trilion dollarë. Kjo do të thotë që fondet e nevojshme përfaqësojnë rreth 1.2% të shpenzimeve totale të qeverisë. Një kosto domethënëse, por e menaxhueshme.

Mobilizimi i burimeve të nevojshme

Shuma që nevojitet nuk është e vogël, por sigurisht që është më pak e frikshme sesa shifra fillestare prej 1.5 trilion dollarësh me të cilën e filluam analizën. Një pjesë e saj, mund të gjenerohet në mënyrë të arsyeshme nëpërmjet qeverisjes së mirë dhe politikave të kujdesshme fiskale.

Për shembull, kini parasysh që vetëm erozioni i bazës së taksave të brendshme dhe abuzimet me zhvendosjen e fitimeve diku tjetër, u kushton aktualisht vendeve rreth 100-240 miliardë dollarë të ardhura të humbura çdo vit. Kjo nënkupton që forcimi i mobilizimit të të ardhurave të brendshme, duke përfshirë përmirësimet në administratën tatimore si dhe politikat tatimore (përfshirë taksat mbi emetimet e karbonit, por jo domosdoshmërisht) mund të sigurojë burime të vlefshme që vendet të realizojnë qëllimet e tyre në mbrojtje e klimës.

Sigurisht, ndryshimet në anën e taksave mund të nënkuptojnë disa sakrifica, që nuk do t’u pëlqejnë qytetarëve. Por është e një shkalle që mund të arrihet. Njëkohësisht, në rast se supozojmë që borxhi neto është aktualisht në një gjendje të qëndrueshme, ku do të rritet me të njëjtin ritëm si ekonomia e përgjithshme (sërish supozohet të jetë 4 për qind), borxhi neto mund të rritet me 84.9 miliardë dollarë në vit, një pjesë e të cilave qeveritë mund të zgjedhin që t’i përdorin.

Nga ky këndvështrim, duket teknikisht e realizueshme që sektori publik të financojë pjesën e tij të investimeve vjetore të nevojshme për të adresuar sfidat globale të ndryshimeve klimatike deri në vitin 2030.

Mesazhi ynë për zyrtarët buxhetorë ngurrues:mos kini frikë të bëni ushtrimin e kostos, në këtë jetë nuk ka asgjë falas, por sfida është e përballueshme. Ne e provuam këtë me disa llogaritje të thjeshta matematikore.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat