17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërkeqësohen shifrat e COVID, zv/ministrja e Shëndetësisë tregon nëse do të ndryshojë...

Përkeqësohen shifrat e COVID, zv/ministrja e Shëndetësisë tregon nëse do të ndryshojë ora policore

Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të jenë shqetësuese. Dje Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 12 vdekje, ndërsa 616 qytetarë janë konfirmuar me COVID-19.

Por pavarësisht kësaj situate delikate, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, deklaroi se momentalisht nuk flitet për një ulje e orës policore në vend.

Rakacolli deklaroi se, orari policor varet nga shifrat e COVD-19, dhe shifrat nuk sugjerojnë një rreptësim të kësaj mase anti-Covid.

“Kjo varet në varësi të shifrave, se si do t’i kemi ato. Deri në diskutimet që kemi bërë, të javës së kaluar, shifrat nuk na sugjerojnë një gjë të tillë, por jemi në varësi të shifrave” – u shpreh Rakacolli për News 24.

Ajo kërkoi nga qytetarët që të vaksinohen pasi kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur shëndetin nga virusi i rrezikshëm.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Lexo edhe: A e mbulon polica ime e sigurimit Variantin Delta të Coranavirusit?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat