Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Tiranë, ku si pasojë e përfshirjes nga zjarri të një banese ka ndërruar jetë 57-vjeçari me inicialet R. D.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet dhe banesa ndodhej në katin e pestë të një pallati.
“Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57 vjeç”, njofton policia.
LEXO EDHE: Disa këshilla për sigurinë dhe parandalimin nga zjarri në shtëpi