14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Shërbimet Financiare", kapitulli ku Shqipëria lë pas gjithë vendet e tjera kandidate...

“Shërbimet Financiare”, kapitulli ku Shqipëria lë pas gjithë vendet e tjera kandidate në BE

Shqipëria ka shënuar progres të konsiderueshëm në negociatat me BE-në për Kapitullin 9, “Shërbimet Financiare”.

Sipas një vlerësimi krahasimor, edhe referuar progresit të bërë nga vendet e tjera të rajonit, rezulton se ‘Kapitulli 9’ është i vetmi ku Shqipëria lë pas të gjitha vendet e tjera, përfshirë edhe Malin e Zi e Serbinë, që i kanë hapur negociatat shumë vite përpara vendit tonë.

Referuar “Shërbimeve Financiare”, ku përfshihen sektori bankar, ai i sigurimeve, pensioneve vullnetare, si edhe shërbimet e investimeve dhe tregjet e kapitalit, Komisioni Evropian, në Progres Raportin e fundit ngriti me një shkallë vlerësimin për Shqipërinë sa i përket avancimit në procesin përafrues dhe harmonizues me kuadrin ligjor e nënligjor të BE-së.

Kështu, nga “mesatarisht i përgatitur”, shkalla e pestë e vlerësimit, nga 9 shkallët në total, Shqipëria referuar këtij kapitulli është ngjitur në shkallën e gjashtë të vlerësimit, “mesatarisht i përgatitur/nivel i mirë përgatitjeje”.

Vlerësimet për shtetet e tjera të rajonit në këtë kapitull variojnë nga shkalla e katërt e vlerësimit në shkallën e pestë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ministri Mete shkruan:

“Përparimi i ndjeshëm në Kapitullin 9 Shërbimet Financiare e vendos Shqipërinë përpara gjithë vendeve të tjera të rajonit në këtë fushë, referuar gjetjeve të Progres Raportit të Komisionit Evropian. Me avancimin nga “mesatarisht i përgatitur” në “mesatarisht i përgatitur/nivel i mirë përgatitjeve”, Kapitulli 9 është i vetmi ku Shqipëria rezulton më e avancuar edhe krahasuar me vendet që i kanë hapur më herët negociatat e anëtarësimit. Kënaqësi e posaçme ushtrimi i detyrës së Negociatorit të Kapitullit 9 deri në shtator 2023, aty ku tashmë Shqipëria vlerësohet për progresin e kryer në harmonizimin e kuadrit ligjor e rregullator me acquis të BE-së”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat