Ditën e nesërme (e diel, dt.05) do të ketë reshje me intensitet të lartë në veri të vendit.
Në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.
RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt.04) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në të gjithë qarqet. Nesër (e diel, dt.05) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarkun Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.
Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 21 °C
në vendet e ulëta: 12 / 19 °C
në vendet malore: 7 / 14 °C
ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt.04) dhe nesër (e diel, dt.05), era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
LEXO EDHE: Po nga përmbytjet kush na siguron?