14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMe Siguracionin KASKO nga SIGAL UNIQA, udhëtimi me makinë i sigurtë edhe...

Me Siguracionin KASKO nga SIGAL UNIQA, udhëtimi me makinë i sigurtë edhe në dimër

Dimri i këtij viti ka ardhur më shpejt nga çfarë pritej.

Zonat malore në Qarkun e Korçës janë përfshirë nga reshjet e para të dëborës në orët e para të mëngjesit, ndërsa temperaturat kanë rënë në 3°.
Reshje borë ka pasur në Malin e Gramozit në Kolonjë dhe në Mokër të Pogradecit.

Në Korçë ka pasur borë, në Shtyllë dhe Panarit. Reshjet kanë qenë të lehta dhe pa shkaktuar probleme serioze në qarkullimin e mjeteve.

Ditën e sotme, vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu të cilat do të jenë të përqëndruara në zonën jug-lindore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 08°C në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19°C.

Njoftimi i ARRSH:

Jemi gati me mjete punëtorë dhe kripën e depozituar për përballimin e çdolloj situate
Periudha e mirëmbajtjes dimërore fillon në datën 15 nëntor dhe vazhdon deri më 31 mars, por nisur nga njoftimet e MeteoAlb për rënie të ndjeshme të temperaturave dhe nisjes së reshjeve të borës në zonat malore filloi menjëherë puna për përgatitjen e mirëmbajtjes dimërore përpara sezonit, për të siguruar qarkullim normal në të gjitha akset kombëtare të vendit
”.

Mbroni makinën tuaj me Siguracionin KASKO

Kur dimri ka trokitur tashmë dhe problemet në rrugët sa vijnë e do shtohen, çdokush që ka një automjet jo vetëm duke ta ketë siguruar atë me Siguracionin e detyrueshëm TPL, por duhet të ketë patjetër edhe Siguracionin KASKO.

Ky siguracion ju mbulon edhe në rastet kur shkaktar i aksidentit jeni vetë ju.

Ku mund ta blini sigurimin KASKO?

Ju mund të vizitoni çdo pikë shitjeje të SIGAL UNIQA në çdo qytet të Shqipërisë ose mund ta blini online në

Shkoni tek sigurimet e automjetit, shikoni të gjitha opsionet që keni për sigurimin kasko dhe përzgjidhni atë që ju nevojitet.

Ndiqni hapat e blerjes online dhe siguracioni KASKO ju vjen menjëherë në e-mailin Tuaj.

Sa kushton sigurimi KASKO?

Çmimi varet nga vlera e automjetit tuaj dhe nga mbulimet që doni të siguroni, ndërkohë ekspertët e SIGAL UNIQA do t’ju këshillojnë mbi mbulimet e nevojshme për makinën tuaj me qëllim që të jetë e siguruar për rreziqet potenciale dhe ju të paguani një çmim sa më të arsyeshëm.

Me sigurimin KASKO nga SIGAL UNIQA Group Austria ju e bëni gjumin e qetë sepse makina juaj është e siguruar në çdo situatë.

Lexo edhe: Frikë të dalësh në rrugë! Siguroni makinën dhe shijoni udhëtimin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat