Në shqipëri numri i personave që humbin jetën për shkak të konsumit të duhanit është rritur.
Në paraqitjen e të dhënave ekspertët theksojnë se nëse nuk merren masa deri në vitin 2030 vdekjet do të jenë edhe më shumë të larta.
“Rreth 8 milionë persona vdesin çdo vit në botë nga duhanpirja. Në vendin tonë rreth 22% është niveli i vdekshmërisë. 4 deri në 5 mijë shqiptarë vdesin nga duhani çdo vit në vendin tonë“.
Burrat janë ata që konsumojnë duhan, ndërsa shqetësim mbetin adoleshentët.
“Rreth gjysma e meshkujve në Shqipëri pijnë duhan”.
Një tjetër shqetësim mbetet nisja e cigares elektronike në moshë të vogël.
“Shumica e duhanpirësve fillojnë të pijnë duhan para moshës 18 vjeç”.
Edhe pse gjatë dekadave ka një rënie të numrit të konsumatorëve, ekspertët kërkojnë rritjen e çmimit si një masë që do të ndikojë në lënien e duhanit.
LEXO EDHE: Check UP sipas Protokollit Japonez? Tanimë i realizueshëm edhe në Shqipëri