10.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti: Vetëm 59% e shqiptarëve gëzojnë mbulim shëndetësor, vetëm 1 në 4...

Raporti: Vetëm 59% e shqiptarëve gëzojnë mbulim shëndetësor, vetëm 1 në 4 të punësuar kontribuojnë në skemën e pensioneve

Pandemia COVID-19 ka lënë pasoja të mëdha socio-ekonomike mes vendeve. Shumë prej tyre në përgjigje të krizës kanë përdorur politikat e mbrojtjes sociale për t’u siguruar qytetarëve shëndet, vendet e punës dhe të ardhurat e tyre. Megjithatë, përsëri duhet pranuar se në situata të tilla nuk mund të arrihet mbulimi maksimal i popullsisë.

Organizata Ndërkombëtare e Punës ka bërë publik Raportin e Mbrojtjes Sociale, për vitin 2020-22, për vendet e botës. Ky raport përmban disa të dhëna mbi punën që kanë bërë shtetet për t’u garantuar qytetarëve mbrojte sociale e shëndetësore. Gjithashtu ky raport jep të dhëna mbi përqindjen e popullsisë të mbuluara nga përfitimet shoqërore. Në këtë renditje bën pjesë dhe vendi ynë. Referuar të dhënave të vitit 2020, raporti tregon se janë 6.9% e personave të papunë në Shqipëri marrin mbështetje sociale.

Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se janë 24.1% e forcës punëtore të cilët kontribuojnë në mënyrë aktive në një skemë pensioni.

Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë është në vend të dytë me shifrën më të ulët. Në vend të parë renditet Bosnje Hercegovina, e cila ka vetëm 2.7% të fuqisë puntore të cilët kontribuojnë një skemë pensioni.

Normën më të lartë në rajon e ka Maqedonia e Veriut me 44.7%. Po të shohim të dhënat përtej rajonit shohim se Kroacia ka gjithashtu një normë të ulët të përqindjes së popullsisë të cilët kontribuojnë në një skemë pensioni, me 4.3%.

Lexo edhe: Çmimet e produkteve rriten, pensionet mbeten në vend/ 6 avantazhet e investimit në Fondin e Pensioneve SIGAL

Sa i përket mbrojtjes shëndetësore ku përfshihen shërbimet thelbësore, të cilat përfshijnë sëmundjet infektive, shëndetin riprodhues, të porsalindurit, fëmijët si dhe aksesin e shërbimit, Shqipëria ka normën më të ulët në rajon me 59%.

Normën më të lartë të mbulimit e ka Maqedonia e Veriut me 72%. Mali i Zi e ka këtë normë 68%, ndërsa Serbia 65%. Ndër vendet e Europës, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia kanë mbulimin më të gjerë të popullsisë sa i përket shërbimeve shëndetësore.

Lexo edhe: Përse na duhet një Sigurim Privat Shëndeti

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat