14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtohen infektimet me Covid, ISHP: 1200 të sëmurë në javë

Shtohen infektimet me Covid, ISHP: 1200 të sëmurë në javë

Java e fundit është mbyllur me trend rritës sa i përket përhapjes së Covid.

Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se gjatë javës së kaluar janë regjistruar 1200 raste të reja infektimi.

Sipas të dhënave zyrtare nga ISHP, këtë javë që u mbyll nuk ka patur vdekje të regjistruara nga Covid, duke theksuar se rastet e reja janë jo të rënda.

Gjendja e pacientëve paraqitet e lehtë. Simptomat më të shpeshta janë me dhimbje fyti, trupi dhe temperaturë të moderuar deri në 38.5”, ka thënë për “Gazeta Si” nën/drejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku.

Mendohet se rritja e rasteve të reja me Covid-19 lidhet me nisjen e vitit të ri shkollor 2023-2024, por ekspertët e shëndetit publik thonë se situata po monitorohet dhe në ditët në vazhdim do të ketë të dhëna të tjera për situatën epidemiologjike në vend.

Në ajër ka qarkullim jo vetëm të Covid-19 por dhe virozat e stinës, siç janë ato të aparatit të frymëmarrjes dhe aparatit të tretjes. Një analizë e thjeshtë gjaku ose një tampon mund të vërtetojë prezencën ose jo të Covid, për të përcaktuar më pas terapinë nga mjeku specialist”, thotë Ulqinaku.

Sipas tij, me trendin e lartë të rritjes së numrit të rasteve me Covid, po planifikohet fushata e vaksinimit tek kategoritë vulnerabël, pacientë kronikë dhe fëmijët.

Doza përforcuese ose doza e tretë shihet më e nevojshme në këtë periudhë për tu aplikuar, por mbetet në zgjedhjen e qytetarëve ta aplikojnë. Me rëndësi po shihet vaksinimi i fëmijëve duke qenë se janë kontigjenti me numrin më të ulët të vaksinimit”.

Sipas të dhënave të OBSH-së, në të gjithë botën janë raportuar mbi 770 milionë raste dhe 6.956.000 vdekje me burim të Covid-19 që nga nisja e pandemisë.

Shtrimet në spital, më shumë viroza respiratore

Në spitalet publike, spitali universitar “Shefqet Ndroqi” dhe  spitali infektiv në QSUT, nuk ka pacientë në gjendje të rëndë prej Covid.

Burime nga dy spitalet i thanë “Gazeta Si” se aktualisht shtrimet në pavione janë raste të pneumonive kronike, ku kryesisht janë pacientë mbi 60-vjeç që vuajnë prej kësaj sëmundje. Gjithashtu në pavion ka dhe pacientë me insuficencë respiratore, ku ka patur dhe raste në reanimacion, por jo të rënda.

Duhet thënë se ne vijojmë të punojmë në kushte normale, pa kapacitete të shtuara. Shumica e rasteve të shtruara janë pacientë kronikë që bashkëjetojnë me sëmundjen e insuficencës respiratore ose azma bronkiake. Për rastet e Covid, gjendja rëndohet vetëm kur pacientët që vuajnë nga këto sëmundje preken dhe nga covid. Por nuk ka raste të rënda deri më tani”.

Në spitalin infektiv në QSUT, nuk ka më ndarje të pavioneve vetëm për COVID-19, çka tregon relaksimin e spitalit pas normalizimit të situatës së pandemisë.

LEXO EDHE: Vjeshta shton pacientët tek pediatri/ “TeleShëndet”, zgjidhja ideale për çdo prind

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat