Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku janë përfshirë dy makina dhe një kamper, ndërsa dyshohet për disa persona të lënduar.
Burime nga Spitali i Lezhës bëjnë me dije se në urgjencë janë dërguar dy vajza të moshës rreth 28-30 vjeçe, me fraktura të shumta në trup.
Çifti gjerman i cili po udhëtonte me kamper ndodhetë jashtë rrezikut ndërsa nga pamjet shihet një nga makinat e kthyer përmbys disa metra jashtë rrugës, kamperi në anë të rrugës ndërsa makina tjetër në rrugë, me pjesën para të dëmtuara.