1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKostot tragjike të motit të keq në SHBA/ Mbi 57 miliardë $...

Kostot tragjike të motit të keq në SHBA/ Mbi 57 miliardë $ dëme dhe 253 të vdekur gjatë këtij viti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përjetuar këtë vit numrin më të madh të fatkeqësive natyrore, ku dëmet materiale kapin shifrën rekord prej miliarda dollarësh.

Moti i keq është shoqëruar me stuhi të forta dhe zjarre që kanë shkaktuar pasoja të rënda nga Hawaii në Florida, sipas një raporti të publikuar nga qeveria federale.

Vendi është goditur nga 23 fatkeqësi të tilla deri më tani në vitin 2023, numri më i lartë që kur Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) filloi të regjistronte të dhëna në vitin 1980.

Rekordi i mëparshëm u vendos në vitin 2020 me 22 fatkeqësi të veçanta që secila shkaktoi një miliard dollarë ose më shumë dëme materisle.

23 fatkeqësitë këtë vit kanë shkaktuar më shumë se 57.6 miliardë dollarë dëme dhe kanë vrarë të paktën 253 njerëz.

Zjarri më vdekjeprurës në më shumë se një shekull shkatërroi West Maui, Hawaii në gusht, duke vrarë të paktën 115 njerëz dhe duke shkaktuar deri në 6 miliardë dollarë dëme të vlerësuara. Vetëm disa javë më vonë, uragani Idalia zbarkoi në bregun ‘Big Bend’ të Floridës, uragani më i fortë që goditi rajonin në 125 vjet.

Numri i fatkeqësive të motit me dëme prej miliarda dollarësh është rritur që nga viti 1980. Mesatarisht ka pasur 8 fatkeqësi të tilla çdo vit nga viti 1980 – 2022. Në pesë vitet e fundit, ka pasur mesatarisht 18 fatkeqësi të tilla në vit.

Fatkeqësitë e njëpasnjëshme kanë ngritur shqetësime nëse Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave ka mjaftueshëm fonde për t’u përgjigjur në mënyrë adekuate ndërsa sezoni i uraganeve po hyn në kulmin e tij.

Administratori i Agjencisë, tha muajin e kaluar se fondi federal i fatkeqësive është ulur në 3.4 miliardë dollarët e fundit, duke e detyruar agjencinë të fokusohet në nevojat imediate të njerëzve të prekur nga zjarret e Maui, Uragani Idalia dhe fatkeqësi të tjera që mund të godasin brenda një kohe të shkurtër.

Sipas Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, fondi i fatkeqësive do të mbarojë shumë shpejt, ndoshta nga mesi i këtij muaji në mungesë të parave shtesë. Administrata Biden i ka kërkuar Kongresit 16 miliardë dollarë për të rimbushur fondin.

Presidenti Joe Biden ia atribuoi numrin në rritje të ngjarjeve të rënda të motit ndryshimeve klimatike. Ai tha se askush nuk mund ta mohojë më ndikimin e krizës klimatike. Presidenti i bëri thirrje Kongresit që të veprojë me shpejtësi për financimin shtesë të Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave.

LEXO EDHENdryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat