17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet6-mujori i parë i 2023/ SIGAL UNIQA, në krye të tregut të...

6-mujori i parë i 2023/ SIGAL UNIQA, në krye të tregut të sigurimeve edhe në Kosovë

Jo vetëm në Shqipëri…

SIGAL UNIQA Group Austria konfirmon lidershipin në tregun e sigurimeve edhe në Kosovë, duke qenë kompania me besimin më të madh nga qytetarët por edhe ajo që paguan më shumë dëme.

Ky është konkluzioni i raportit më të fundit publikuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për 6 mujorin e parë të vitit 2023.

Sipas BQK, gjatë periudhës Janar-Qershor, teksa 12 kompanitë në total numërojnë 66,6 milionë euro prime të shkruara, SIGAL UNIQA ze 14,5% të tregut me rreth 9,7 milinë euro dhe duke u rënditur kështu e para.

Raporti theksons se, gjatë periudhës Janar-Qershor 2023, në Sigurimet e Jo-Jetës janë paguar 35,499 milionë euro dëmshpërblime me SIGAL UNIQA që rënditet po e para me rreth 7,6 milionë euro dëmshpërblime tek klientët e saj.

Shërbimi profesional, ofrimi i produkteve novatore dhe të qënurit pjesë e një emri të madh në botën e sigurimeve si “UNIQA Insurance Group” bëjnë që SIGAL UNIQA të jetë lider edhe në sigurimet vullnetare.

Teksa një vit më parë, SIGAL UNIQA numëronte 4,235 milionë euro prime në sigurimet vullnetare, këtë vit ka arritur në 5,458 milionë euro ose 1,21 milionë euro më shumë.

Raporti i plotë

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova u krijua në vitin 2003 si pjesë e strategjisë së rajonalizimit dhe ndërkombëtarizimit të SIGAL sh.a (themeluar në vitin 1999 në Tiranë).

Që prej atij viti e deri më sot, SIGAL UNIQA Kosovë ka shtrirë shërbimin e saj në çdo skaj të vendit duke qenë emri më i besuar për të siguruar jetën, shtëpinë, biznesin, shëndetin apo automjetin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat