7.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDëme që kalojnë 15 apo 20 miliardë euro/ Çarja e digave mund...

Dëme që kalojnë 15 apo 20 miliardë euro/ Çarja e digave mund të përkeqësojë katastrofën në Greqi

Etmond Guri, përfaqësues i komunitetit shqiptar në Greqi tha në një intervistë për Euronews Albania se në Greqi rrezikohet çarja e digave për shkak të përmbytjeve.

Ai shpjegoi se situata është shumë e rëndë dhe vetë kryeministri Mitsotakis ka monitoruar operacionet e shpëtimit.

Siç përllogaritet aktualisht, pasi nuk kemi një shifër zyrtare, flasim për dëme që kalojnë 15 apo 20 miliardë euro pasi kemi një zonë të tërë që është tashmë nën ujë, madje ditën e sotme kanë shprehur frikë sepse lumi që prek Larisën e ka rritur shumë nivelin e tij. Prurjet e tij kanë arritur në masën 9-9 metër e gjysmë dhe ka frikë se mund të thyejë digën dhe nëse ka çarje apo thyerje të digës, flasim pastaj për një katastrofë edhe më të madhe dhe fatkeqësisht mund të kemi rrezik shumë të madh për jetë njerëzish“, u shpreh Guri.

LEXO EDHE: Katastrofat te dera/ Çfarë duhet të mësojmë nga ngjarjet e fundit në Greqi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat