16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFMN kërkesa të qarta qeverisë shqiptare, jo amnisti tatimore e incentiva

FMN kërkesa të qarta qeverisë shqiptare, jo amnisti tatimore e incentiva

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë shqiptare që të ndërtojë një Strategji e shëndetshme Afatmesme të Ardhurash që zgjeron bazën tatimore dhe të eleminon mundësitë për shmangie.

Në fakt, qeveria shqiptare e ka planifikuar ta aplikojë një strategji të re në fillimin e vitit të ardhshëm, megjithatë, sipas FMN-së, ‘angazhimi dhe udhëheqja politike si dhe mbështetja e gjerë e palëve të interesuara janë vendimtare për t’a kthyer  këtë  në sukses”.

Në deklaraten e FMN-se evidentohet se ky  institucion është kundër një amnistie tatimore dhe përjashtimeve e incentivave tatimore ad hoc, të cilat shkojnë në drejtim të kundërt me strategjinë afatgjatë të qeverisë për rritjen e të ardhurave tatimore.

Në këto kushte, FMN deklaroi se sheh nevojë për krijimin e një njësie të dedikuar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (MFE) për politikat tatimore që të ketë burime dhe personelin e duhur.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat