7.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet në bujqësi, minimaliste – Hajdarmataj apel fermerëve: Garantoni mundin tuaj

Sigurimet në bujqësi, minimaliste – Hajdarmataj apel fermerëve: Garantoni mundin tuaj

Pavarësisht se kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e shirave, të cilat pasojnë me kushte atmosferike problematike dhe përmbytje të shumta në të gjithë vendin dhe kryesisht në bujqësi, sigurimi në këtë sektor është në nivele minimaliste, duke ekspozuar të gjithë mundin e femerëve të risk të lartë dhe në pamundësi dëmshpërblimi.

Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve, Mimoza Hajdarmataj u bën apel fermerëve të garantojnë investimet e tyre duke ia transferuar riskun kompanive.

Ndërsa ka edhe një apel për qeverinë që të ndërhyje duke i ndihmuar fermerët në këtë drejtim.

Vendi ynë është përballur me përmbytje të vazhdueshme çdo vit, ku qindra hektarë të mbjella janë shkatërruar, po ashtu edhe investime të ndryshme apo pemtari.

Një nga produktet e SIGAL UNIQA Group Austria është edhe Sigurimet e Bujqësise dhe Blegtorisë.

Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore.

Sigurimi i bujqësisë dhe Blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale.

Sa kushton?
Tarifat për këtë sigurim variojnë nga 0,15% deri në 6,0% të shumës së siguruar, në varësi të objektit si dhe llojeve të risqeve që do të sigurohen.

Pse Sigurohet?

Ndonjë ngjarje ndonëse e rrallë e çon fermerin drejt falimentimit pasi thith të gjithë fondet.

Mos përballimi i disa humbjeve sidomos vitet e para.Në periudha të vështira financiare preken fondet rezerve duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin e shoqërisë tuaj.

Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL UNIQA , i cili blen rreziqet tuaja duke JU dhënë siguri dhe qetësi. Asnjëherë nuk do të jeni të sigurtë pa qenë të sigurua. Bota ka mbi 300 vjet që siguron gjithçka dhe është kjo ku ne duam të arrijmë.

Çfarë rreziqesh mund të sigurohen?

Nga të gjitha rreziqet (breshëri, shtërngata, tufani, cikloni, shiu rrebesh dhe zjarri, ngricat, përmbytjet etj.)
Cilësinë e prodhimit
Rendimenti i prodhimit
Garancia e kontratës me Investitorin nëse investitori është i ndryshëm nga fermeri si dhe kjo pikë mbulon dhe kohën e daljes në prodhim.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat