Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-qershor 2023 kapën vlerën 11,042 milionë lekë, ose 12.96% më shumë se në janar-qershor 2022.
Gjatë muajit janar-qershor 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 638,072 me një rritje prej 12.72% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.80% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.13% dhe risigurimi 0.07 %.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 45.05% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 54.95% të totalit të tregut.
Gjatë muajit janar-qershor 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,312 milionë lekë, ose 3.54% më shumë se në muajin janar-qershor 2022.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-qershor 2023 kapën vlerën 3,159 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 4.04% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-qershor 2023 arritën rreth 6,067 milionë lekë, ose 7.54% më shumë se në muajin janar-qershor 2022.
Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-qershor 2023, pati një rritje prej 7.91% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 8.98% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në muajin janar-qershor 2023 pati një rritje prej 5.52% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 52.07% krahasuar me muajin janar-qershor 2022.
Produkti Sigurim Kufitar, në muajin janar-qershor 2023, pati një rritje 7.24% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-qershor 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 21.43%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-qershor 2023 arritën rreth 4,975 milionë lekë, 20.37% më shumë se në muajin janar-qershor 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.27% krahasuar me muajin janar-qershor 2022.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-qershor 2023, patën një rritje me 20.31% kundrejt muajit janar-qershor 2022.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-qershor 2023 siguruan mbi 2,494 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 68.05%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 23.66% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-qershor 2023, vihet re një rritje prej 22.34% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.46% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar-qershor 2022.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar-qershor 2023, arritën në rreth 726 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 0.43% në krahasim me muajin janar-qershor 2022.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar-qershor 2023, arritën rreth 897 milionë lekë, ose 21.50% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar-qershor 2023 u rrit me 3.54% krahasuar me janar-qershor 2022.
Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit te motorik me rreth 3,159 milionë lekë, apo 72.72% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Për të lexuar raportin e plotë statistikor klikoni këtu.