Një 16 vjeçar është kapur nga policia e Fushë Krujës pasi akuzohet se duke drejtuar mjetin ka aksidentuar për vdekje 65 vjeçaren, Mane Hoxha.
Sipas policisë është arrestuar i mituri i cili menjëherë pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vijim të veprimeve, pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, u bë arrestimi i 16-vjeçarit, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
A ËSHTË KY NJË RAST KUR KONTRATA E SIGURIMIT TE DETYRUESHËM NDAJ PALËVE TË TRETA (TPL) NUK MBULON TË SIGURUARIN?
Kur dëmi është shkaktuar nga një drejtues i paautorizuar i mjetit motorrik ky drejtues nuk eshtë i mbuluar nga kontrata e sigurimit për dëmët që ai shkakton të tretëve.
Kjo i jep të drejtën shoqërisë të sigurimit pasi ka paguar dëmin ndaj palës të trëtë të dëmtuar ti drejtohet shkaktarit të dëmit për kthimin e shumës dëmit të paguar plus interesa e shpenzime.
E njëjta gjë ndodh, kur drejtuesi i mjetit drejton mjetin nën ndikimin e alkolit, lëndëve narkotike apo psikoaktive, në momentin e aksidentit, ka qenë pa leje drejtimi (patentë), e perdor mjetin jo sipas destinacionit të tij, e shkakton dëmin qëllimisht, aksidenti ndodh për shkak të defekteve teknike të mjetit, për të cilat drejtuesi ka qenë në dijeni.
Kujdes, humbja e të drejtave që rrjedhin nga kontrata e sigurimi MTPL kundrejt të siguruarit, nuk kufizon të drejtat e palëve të treta të dëmtuara për të paraqitur kërkesën për dëmshpërblim te siguruesi përgjegjës.
CILAT JANË RASTET KUR DËMTOHEMI NGA NJË DREJTUES MJETI I PASIGURUAR DHE DËMSHPERBLEHEMI DREJTPËRDREJT NGA SHOQËRIA E SIGURIMIT?
Shoqëritë e sigurimit kryejnë funksionet e entit kompensues si sigurues i drejtpërdrejtë i palës së tretë të dëmtuar për trajtimin dhe pagesën e dëmeve ndaj pronës apo ndaj personit të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë për:
a) dëmet ndaj pronës dhe/ose personit që ndodhet në mjetin motorik të siguruar, shkaktuar nga mjeti motorik i pasiguruar, si dhe/ose personave që ndodhen në mjetin motorik të pasiguruar;
b) dëme ndaj personit që ndodhet në mjetin motorik të siguruar, shkaktuar nga mjeti motorik i paidentifikuar.
KUJT DUHET TI DREJTOHEMI ME KËRKESË PËR DËMSHPËRBLIM NË RAST AKSIDENTI?
Pala e dëmtuar ka të drejtë që të paraqesë kërkesën për dëmshpërblim te siguruesi përgjegjës i pronarit të mjetit shkaktar aksidenti. Kërkesa për dëmshpërblim mund të paraqitet me shkrim ose në rrugë elektronike.Kërkesa për dëmshpërblim përfshin dëmshpërblimin e dëmeve ndaj pronës dhe/ose ndaj personit sipas kontratës së sigurimit.
Siguruesi përgjegjës është i detyruar të trajtojë çdo kërkesë për dëmshpërblim brenda afateve të mëposhtme:
a) për dëme ndaj personit brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të kërkesës për dëmshpërblim;
b) për dëme ndaj pronës brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të kërkesës për dëmshpërblim…