14.5 C
Tirana
Wednesday, May 15, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEuro shënon tjetër rritje të fortë, kthehet pranë 104 lekëve

Euro shënon tjetër rritje të fortë, kthehet pranë 104 lekëve

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një tjetër rritje të fortë ditën e enjte.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, monedha europiane këmbehet me 103.9 lekë, në rritje me krahasuar me ditën e djeshme.

Agjentët e tregut shprehen se të gjitha bankat tregtare kanë dalë në blerje të valutës, duke shtuar kërkesën dhe duke e rritur kursin me ritme të larta.

Ekspertët besojnë se kjo situatë është tipike e kërkesave në vlera të mëdha nga klientë korporativë. Bankat po blejnë valutë për të përmbushur këtë kërkesë ose për të mbyllur pozicionet nga shitjet në vlera të mëdha të realizuara.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat