0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetParalajmëroi tërmetin e 6 shkurtit në Turqi, Prof. Dr. Naci Görür tërheq...

Paralajmëroi tërmetin e 6 shkurtit në Turqi, Prof. Dr. Naci Görür tërheq sërish vëmendjen: Kujdes…

Prof. Dr. Naci Görür, anëtari i Akademisë së Shkencave për Tokën në Turqi, ka folur në lidhje me lëkundjet e fundit në zonën e Adana, që ringjallën panikun mes qytetarëve turq, të cilët ende nuk kanë kaluar panikun e shkaktuar nga tërmetet shkatërrimtare të shkurtit.

Por, ai ka bërë një paralajmërim të frikshëm sa i përket asaj që pritet, e që me shumë gjasë, sipas tij, pritet të prekë Stambollin.

Görür thotë se, pas tërmetit të djeshëm në Adana, rajoni mbetet ende i ndjeshëm, ndaj priten të tjera tërmete të vegjël.

Megjithatë, më e keqja sipas Görür pritet në Stamboll, ku ai nuk e përjashton që në një kohë shumë të afërt, një tërmet i fuqishëm 7.2-7.6 ballë do ta godasë kryeqytetin turk, kjo për shkak të thyerjes së degës veriore të Anadollit të Veriut.

Energjia e lëshuar nga tërmetet e 6 shkurtit u transferua në skajet e pathyera dhe e gjitha kjo energji e pashpërthyer, diku dhe dikur pritet të çlirohet dhe tërmeti i djeshëm ishte vetëm një pjesë e saj. Tërmeti po afrohet në Stamboll, kjo nuk është një shaka.

Unë e them gjithmonë dhe duhet të jemi vigjilentë dhe të parapërgatitur për çdo situatë. Nevojitet mobilizim maksimal, që të shmangim sa të mundësi një katastrofë tjetër.

Në studimet e bëra, duke filluar me tërmetet e vitit 1999, thuhej se probabiliteti që të ndodhte një tjetër tërmet shkatërrimtar brenda 30 viteve ishte 62 për qind, pra kur të kishin kaluar 23, 24 vjet.

Sepse çdo vit, në degën veriore të kësaj thyerjeje të Anadollit të Veriut, ndodh një rritje e stresit që korrespondon me një lëvizje prej dy centimetra e gjysmë.

Gjithashtu, duke qenë edhe se Turqia ndodhet në një zonë me stres dhe aktivitet të lartë sizmiologjik, atëherë mundësia e një tjetër goditjeje fatale, është shumë më afër se ç’e mendojmë.”

LEXO EDHETërmetet – Shoqëritë e Sigurimeve apel qytetarëve për Sigurimin e Pronës dhe Jetës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat