Jeta, shëndeti ynë dhe i njerëzve tanë më të dashur si dhe prona janë gjërat më me vlerë të njeriut. Shumëkush i vlerëson ato duke marrë çdo masë për të mos i cënuar, ndërsa ka ende njerëz që gjithçka e lenë në mëshirën e fatit.
Teksa dy ditë më parë ishte Dita e Ndërgjegjësimit për Sigurim, e cila shërben edhe si një apel, çdo njeri duhet të vlerësojë akoma më shumë atë çfarë zotëron sot.
Dhe në një botë, ku askush nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër, rëndësia e sigurimeve në mbrojtjen e Jetës, Shëndetit, Pasurisë dhe së ardhmes sonë merr një peshë më të madhe. Sepse siguracionet shërbejnë si një mburojë kundër ngjarjeve të papritura duke na dhuruar qetësi mendore dhe financiare…
Shëndeti, përbërës i rëndësishëm i mirëqënies
Sigurimi i shëndetit është një përbërës i rëndësishëm i mirëqënies së përgjithshme. Ai ofron ndihmë financiare në mbulimin e shpenzimeve mjekësore, duke siguruar që të kemi qasje në kujdes shëndetësor cilësor atëherë kur kemi nevojë.
Me rritjen e kostove të kujdesit shëndetësor, pajisja me sigurimin e shëndetit parandalon ngarkesën financiare të konsiderueshme gjatë emergjencave mjekësore ose nevojave rutinë të kujdesit shëndetësor.
Mbrojtja e njerëzve tanë më të dashur
Jeta është e pa parashikueshme dhe asnjë prej nesh nuk e di se çfarë na rezervon e ardhmja.
Sigurimi luan një rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë financiare të të dashurve tanë, në rast aksidentesh, sëmundjesh apo të vdekjes së parakohëshme të personit të siguruar, i cili në pjesën dërrmuese të rasteve është individi që mbart peshën më të madhe të të ardhurave në familje.
Sigurimi kujdeset që familjarët tanë të kenë mbështetje, edhe kur ne të mos jemi më duke ofruar ndjenjën e sigurisë dhe duke mbuluar shpenzimet e kredisë për shtëpinë nëse kemi, kostot e arsimit të fëmijëve apo shpenzimet e përditshme.
Mbrojtja e pasurisë sonë
Sa më shumë vite kalojnë, aq më shumë shtohen rreziqet që na kanosin pasurinë tonë, banesën apo biznesin.
Ashpërsia e fatkeqësive natyrore, përfshirë tërmetet, përmbytjet, zjarret, thatësirat dhe rrëshqitjet e tokës, si pasojë edhe e ndryshimeve klimatike, mbeten rreziku kryesor për pronën tonë.
Individët, familjet apo bizneset, sado të kenë kursyer dhe lënë para mënjanë, ashpërsia e goditjes nga ngjarje të papritura mund të jetë shumë herë më e madhe se këto “fonde emergjence”.
Për të mbuluar riskun e mospërballimit financiar, sigurimet kanë qenë ndër shekuj dhe mbeten mekanizmi mbrojtës i stabilitetit ekonomik të bizneseve dhe familjeve. Duke transferuar riskun te kompania e sigurimit, qytetari dhe biznesi fiton sigurinë e vazhdimësisë së jetës aty ku e ka lënë.
Impakti i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë.
Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.
Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë impaktin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.
Në rastin e qeverisë sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë impaktet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.
Planifikimi i së ardhmes
Sigurimi luan një rol të rëndësishëm edhe në planifikimin e financave për periudha afatgjata. Si për shembull, planet për pension ndihmojnë individët të kursejnë dhe të disponojnë të ardhura në një kohë të mëvonshme.
Duke filluar investimin herët, edhe në shuma të vogla, individët mund të ndërtojnë një të ardhme financiare të sigurt duke patur më shumë të ardhura në momentin që ndalojnë së punuari.
Mos harroni! Sigurimi nuk është vetëm një shpenzim, por një investim në sigurinë dhe mirëqenien e së ardhmes sonë.
Por sa i rëndësishëm është Sigurimi, aq e rëndësishme është edhe kompania tek e cila ne sigurojmë jetën, shëndetin, pronën, automjetin apo pensionin privat.
SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider në tregun rajonal të sigurimeve, është brand-i të cilit mund ti besoni çdo gjë tuajën me vlerë.
E themeluar në shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” që prej 2007-ës, SIGAL UNIQA Group Austria ka ditur të jetë gjithmonë pranë klientëve përmes produkteve të sigurimit novatore dhe unike për tregun shqiptar dhe rajonal duke ofruar për mbi 1 milion klientët e saj siguri, mbrojtje dhe komoditet maksimal.
Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, mbi 2000 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë me profesionalizëm në mbi 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.
Mbi 125 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara në afro 24 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të kësaj kompanie përballë klientëve.
Për këtë arsye, shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë këtij emri jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.
Ky fakt u vërtetua edhe në raportin e fundit të AMF, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-maj 2023, ku SIGAL UNIQA rezulton kompania më e besuar nga qytetarët dhe ajo që paguan më shumë dëme, në thuajse të gjitha klasat e sigurimit.
LEXO EDHE: Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve