Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në mesnatë në aksin rrugor Zejmen-Tale.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri 79-vjeçar banues në Mirditë. Në spitalin e Traumës në Tiranë ndodhet shoferi 53-vjeçar, për ndihmë më të specializuar mjeksore.
Njoftimi i policisë:
“Në mesnatë, në aksin rrugor Zejmen – Tale, në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”, shtetasi G. N. 19 vjeç, banues në Kurbin, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi F. Ll. 53 vjeç, banues në Mirditë dhe pasagjer shtetasi N. Ll. 79 vjeç, banues në Mirditë. Për pasojë ka humbur jetën shtetasi N. Ll. si dhe ndodhet në spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore shtetasi F. Ll. Drejtuesi tjetër shtetasi G. N. është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.