Një automjet është përplasur me një motor të Policisë në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima” në Tiranë.
Sipas Policisë, nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë, drejtuesi i motomjetit inspektori dhe kolegu pasagjer që patrullonte me të.
“Më datë 26.06.2023, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin P. U., me motomjetin e Policisë me drejtues shtetasin A. Ll.
Nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë, drejtuesi i motomjetit inspektor A. Ll., dhe pasagjeri që ndodhej me të, inspektor E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.